Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se “ditët e Epopesë së UÇK-së janë ditë kujtimi dhe nderimi për ata që dhanë shumë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”.
“Për kontributin e tyre, për meritat e veçanta dhe veprat e trimërisë e sakrificës në luftën e UÇK-së, sot dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës” 108 ish-ushtarë të UÇK-së dhe personalitete të tjera. Epoka e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është pjesa më e ndritur e historisë sonë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Në ndërkoha, data 7 Mars që ndryshe njihet edhe si Nata e Zjarreve shënon edhe ditën e fundit të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”.