Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut në mes të dyja vendeve.
Akoma nuk dihet agjenda e takimit që zhvillohet me ndërmjetësimin e kryediplomates evropiane, Federica Mogherini
Kjo e fundit ditë më parë ka thënë se do të vazhdojnë me bisedime edhe pse mund të jenë të vështira, por do të jenë rreth arritjes së një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore, transmeton Klan Kosova.