Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq lidhur me rëndësinë e vizitës së shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini që i bëri Ballkanit Perëndimor.
Lajmin për këtë bisedë e ka bërë të ditur Thaçi përmes një statusi në llogarinë e tij në Twitter.
"Ne kemi mirëpritur vizitën e Federica Mogherinit në rajon dhe kemi konfirmuar angazhimin tonë për dialog"
"Me kryeministrin Vuçiq , ne gjithashtu kemi folur për nevojën për të zbatuar marrëveshjet e Brukselit. Unë jam besimtar i fortë se dialogu do të sjellë epokë të re në Ballkan", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.