Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka postuar një foto në Facebook, ku shihet bashkë me kryediplomatin norvegjez Knut Vollebek.
Thaçi në takimin e para pak ditësh me Vollebek kishte kujtuar bashkëpunimin me norvegjezin në kohën e luftës në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
“Para ca dite u takova edhe me ish kryediplomatin norvegjez Knut Vollebek, me të cilin rikujtuam bashkëpunimin e ngushtë që nga koha e luftës në Kosovë”.
“Sot Kosova është një botë tjetër dhe ky përparim historik gëzon të gjithë miqtë e Kosovës”, shkroi Thaçi.