Lajmet e fundit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin.
Në takim është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Presidencës dhe parlamentit në të gjitha fushat, veçanërisht në atë të sundimit të së drejtës dhe të integrimeve euroatlantike.
"Presidenca dhe Kuvendi do të vazhdojnë të bashkërendojnë veprimet e tyre për të garantuar funksionim sa më efikas të institucioneve tona. Duhet të shpejtojmë hapin drejt integrimeve në NATO dhe BE", u shpreh numri një i Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, kryeparlamentari Kadri Veseli theksoi se "Kuvendi është treguar institucion i qëndrueshëm, i gatshëm të shtyjë përpara proceset më të rëndësishme për vendin. Do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional në integrimet euroatlantike”.
Poashtu, kreu i shtetit i ka dhënë mbështetje të plotë shefit të Kuvendit dhe punës së organit legjislativ të vendit, duke thënë se Kuvendi i Kosovës është vendi ku duhet të adresohen të gjitha shqetësimet e qytetarëve dhe të partive politike, transmeton Klan Kosova.