10.11.2018 · përditësuar para 2822 dite1 min lexim
Presidenti Hashim Thaçi ka ritheksuar edhe një herë se në Paris nuk do të flasin për dialogun me Presidentin Aleksandër Vuçiq.
“Këtu në Paris, ne do të jemi në takime të përbashkëta, nuk është planifikuar diçka në rrafshin bilateral. Por nuk përjashtohet mundësia e përshëndetjes apo diçka e tillë. Unë do të sillem me dinjitet dhe integritet si president i vendit”.
Thaçi duke folur për dialogun ka bërë të ditur se nuk do të ketë njohje reciproke ndërmjet të vendeve pa i njohur kufijtë, njofton Klan Kosova.
“Nuk ka njohje pa i njohur kufijtë e njëri-tjetrit. Dy komisione kredibile të secilit shtet do të punojnë për demarkim, siç ka ndodh me Maqedoninë dhe Malin e Zi”.
“Por e ritheksoj, nuk do të ketë as ndarje dhe as Asociacion me kompetenca ekzekutive – do të thotë nuk do të ketë kufij në bazë në vijave etnike”.
Thaçi së bashku me shumë liderë të tjerë botërorë po marrin pjesë në Paris për shënimin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.