Përkundër lëshimeve, misioni i EULEX-it në Kosovë, është një mision i suksesshëm, ka thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
“Duhet të potencoj fuqishëm se EULEX-i, pavarësisht nga lëshimet, është një mision i suksesshëm në Kosovë, ka bërë një punë të mirë dhe shumë ndihmuese, ka qëndruar afër institucioneve të vendit, ka pasur përgjegjësi ekzekutive tashmë e tetë vite”, ka thënë Thaçi.
Megjithatë Thaçi tha se po diskutohet për arritjen e një marrëveshje për të ardhmen e punës së institucioneve ndërkombëtare në vend dhe ne kuadër të saj edhe për misionin të rendit dhe ligjit në Kosovë.
“Por gjithmonë do të punojmë që institucionet e vendit të marrin përgjegjësitë që ju takojnë dhe po tregojnë aftësi, kanë një kredibilitet të fuqishëm dhe betejën për rend dhe ligj duhet ta zhvillojnë institucionet e vendit, ndërsa misioni ndërkombëtar të ketë rolin këshillues dhe mbikëqyrës”.
Thaçi në këtë intervistë të gjatë ka folur edhe për krizën politike në vend.
Presidenti thotë se ajo tashmë është kaluar.
“Vlerësoj se kriza tashmë është mbyllur, është e përfunduar. Jemi në një proces të rëndësishëm dhe dinamik si shtet në kuadër të forcimit dhe konsolidimit të institucioneve të shtetit tonë të ri, të institucioneve legjitime dhe legale”, ka pohuar Thaçi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.