Lajmet e fundit

Në konferencën nacionale për shënimin e javës për të drejtat e viktimave të krimit që u mbajt gjatë ditës morën pjesë krerë të organeve të drejtësisë, por edhe udhëheqës shtetëror.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kërkoi edhe më shumë angazhim në këtë fushë derisa mbështetje të mëtutjeshme premtoi edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
E fjalën kryesore këtu e mbajti kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, që pati këshilla për vartësit e tij, njofton Klan Kosova.
Por, Lumezi këtu nuk hezitoi të dal jashtë temës.
Ai zgjodhi që para gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit të përgjigjet ndaj dyshimeve të ngritura, se ai e ka manipuluar dosjen e dhënies së provimit të jurisprudencës.
Kronikë e zgjeruar nga Dibran Istrefi.