Lajmet e fundit

Gjykata Kushtetuese i është nënshtruar presionit nga dy liderët kryesorë të vendit, Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Këta dy të fundit u akuzuan direkt nga institucioni më i lartë i Drejtësisë në vend, para vendimit rreth dekretimit të mandatarit për formimin e qeverisë së re, njofton Klan Kosova.
Situata e krijuar rreth këtij vendimi, po krijon presion shtesë ndaj gjykatësve.
Kronikë e zgjeruar nga gazetari Besnik Tahiri.