Lajmet e fundit

Hashim Thaçi, presidenti i vendit në 20 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës tha se është një sukses historik puna që është bërë për formimin e këtij institucioni.
“E kujtoj si sot kur para 20 vitesh filluam hapat e parë për ndërtimin e policisë. Janë 20 vite me hapa të ngadalshëm por të progresit dhe suksesit kuptimplotë të Policisë së Kosovës dhe rrugëtimi ka ec bashkë me procesin e tranzicionit të shtetit,demokracisë edhe shtetndërtimin”, njofton Klan Kosova.
“Kur i imagjinoj sot rrethanat e ndërtimit të policisë është një sukses historik për punën që kemi bërë ne bashkë me bashkësinë ndërkombëtare. I falënderoj të gjitha gratë dhe burrat dhe BE-në bashkë me SHBA-në që ndihmuan në zhvillimin e policisë”.
Thaçi gjatë ceremonisë se 20 vjetorit të themelimit të policisë deklaroi se është krenar me punën dhe sukseset e këtij institucioni.
“E kemi policinë me vlerësimin më të lartë, këto vlerësime janë nga ne por edhe nga ndërkombëtarët. Prandaj sot kur shënojmë këtë 20 vjetor duhet të kujtojmë edhe policët e rënë në detyrë si Enver dhe Triumfi dhe të gjithë të tjerët”, tha Thaçi gjatë kësaj ceremonie.
“Policia e Kosovës e mbylli çdo vrimë të hapësirës që dikush mendonte ndarjen e Kosovës që nga momenti kur i mori pikat kufitare, kjo është dita e bashkimit të Kosoëës, këtu erdhi vendimi që territori të mos preket. Integriteti territorial nuk preket, prandaj ky është kontribut i guximshëm që ka marr pjesë në angazhimin historik për bashkim territorial të Kosovës”, tha Thaçi gjatë kësaj ceremonie.