Lajmet e fundit

Ish drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi,përmes Facebook-ut i ka bërë një thirrje ndaj liderit të PDK-së, Hashim Thaçi që nesër të anulohet thirrja për ftesë në rast se ai zgjedhet si President i Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë të Thaçit:
“Thirrje publike kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi:
Si qytetar i Kosovës, përtej bindjeve personale e ideologjike, ju bëj thirrje që ju, si kryetar i PDK-së, ta anuloni manifestimin festiv të simpatizantëve të partisë tuaj të paralajmëruar për t'u mbajtur nesër në Prishtinë.
Organizimi i dy manifestimeve (protesta dhe festa) të palëve të kundërta e shumë të polarizuara në të njëjtën kohë e në të njëjtin vend (ose afër njëri-tjetrit) ka potencial të madh për të eskaluar në dhunë e konflikt, madje edhe nëse asnjëra palë nuk e ka për qëllim këtë, meqë ka mjaft palë të treta që janë shumë të interesuara për ta realizuar këtë dhunë e konflikt qytetar ndër-shqiptar.
Ky është një detyrim minimal qytetar i juaji si kryetar i PDK-së dhe ju bëj thirrje ta përmbushni!”, ka shkruar Thaçi në Facebook.