Lajmet e fundit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Smajl Elezi.
Në këtë takim, është diskutuar për trajtimin e kësaj kategorie të rëndësishme.
Gjithashtu, pjesë e diskutimit të përbashkët ishin edhe problemet me të cilat ballafaqohet Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sidomos me çështjen e verifikimit të statusit të veteranëve.
I pari i shtetit theksoi se do të jetë gjithnjë i hapur për të gjitha problemet e veteranëve, që si kategori e njerëzve që kanë dhënë shumë për vendin, në Kosovë trajtohen me ligj të veçantë, transmeton Klan Kosova.