Lajmet e fundit

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, duke iu drejtuar popullit të Kosovës, se e dimë se si është të jesh refugjat.
Ai në postimin e tij shkruan: Sot është dita botërore e refugjatëve. Ne, më mirë se kushdo e dimë se çka do të thotë të largohesh nga shtëpia, familja, mëmëdheu. Në këtë ditë, ne kujtojmë miliona të tjerë që ende jetojnë të frikësuar dhe pa shpresë jashtë vendlindjes. Të mos e harrojmë kurrë të kaluarën tonë dhe të gëzohemi që Kosova është në rrugë të duhur për të arritur atje ku dëshirojmë të gjithë ne.