11.12.2015 · përditësuar para 3886 dite1 min lexim
Nderimi që i është bërë oficerit kadet Ismail Hoxha dhe aftësitë e tij të treguar në akademinë ushtarake më të mirë të botës, tregojnë se e ardhmja e Ushtrisë së Kosovës është e sigurt, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai me një koment në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se Hoxha sot bëri histori, njofton Klan Kosova.
“Urime Oficerit Kadet Ismail Hoxha nga Forcat e Armatosura të Kosovës për suksesin historik! Sot u dekorua nga Princ Charles me Shpatën e Nderit si ushtari më i mirë në akademinë më të mirë ushtarake në botë”.
“Dëshmi e gjallë që vajzat dhe djelmoshat tonë në uniformë janë garanci e të ardhmes së ndritshme të ushtrisë sonë. Republika jonë do të mbrohet nga ushtarët më të mirë dhe më të dedikuar dhe ne do të jemi pjesë e NATO-s”, ka shkruar Thaçi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.