21.08.2015 · përditësuar para 3998 dite1 min lexim
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se ai nuk do të merret me histori, derisa ka ripërsëritur edhe njëherë se Serbia ka ushtruar gjenocid në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
Thaçi nuk i është përgjigjur gjuhës nacionaliste të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili, gjatë pjesë së dytë të fjalimit të tij, kur replikoi Thaçin, që më herët e cilësoi sjelljen e Serbisë së viteve 90-ta si fashiste, përmendi data historike dhe pjesëmarrjen e Serbisë në luftën e parë e të dytë botorë në krah të aleatëve kundër fashizmit.
“Unë nuk do të dëshiroja të merrem me histori, porse të jeni të bindur se Kosova është në rrugë të sigurt të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Europian dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.