Lajmet e fundit

Gjatë mbikëqyrjes së korrje-shirjeve në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, së bashku me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, kanë filluar korrjen e grurit në këtë vend.
Gjatë qëndrimit atje, Thaçi tha: ‘Jemi këtu së bashku për të qenë krah fermerëve, shpresoj dhe besoj se edhe këtë vit do të ketë rendiment. Shpresoj se edhe fermerët e dëmtuar do të arrijmë t’i kompensojmë'.
Ndërkaq Aliu, tha: 'Jemi përkrah fermerëve të komunës sonë. E dimë se ka pasur të reshura dhe se janë dëmtuar shumë kultura bujqësore por besojmë se do ja dalim dhe këtë herë dhe se me punë të madhe nga bujqit dhe me përkrahje nga Institucionet do të ketë rendimente edhe për këtë vit'.
Në anën tjetër, Zëvendës Ministri i Bujqësisë, Mevledin Krasniqi bëri me dije se shumë shpejt do të fillojnë kompensimet për dëmtimet e fundit, njofton Klan Kosova.