Lajmet e fundit

Presidenti në ardhje Hashim Thaçi ka thënë se menjëherë pas marrjes zyrtarisht të detyrës ai do të punojë për themelimin e Forcave të Armatosura.
“Do të punojë menjëherë për themelimin e Forcave të Armatosura, për fillimin e partneritetit për paqe dhe natyrisht edhe gjatë kësaj periudhe 5 vjeçare Kosova të integrohet në NATO”, ka thënë Thaçi për Top Channel, transmeton Klan Kosova.
Hashim Thaçi sa ishte kryemistër i vendit kishte vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku i kishte premtuar edhe krijimin e Forcave të Armatosura.
“Një kohë shumë e shkurtër na ndan nga themelimi i Forcave të Armatosura. Forcat e Armatosura të Kosovës do t’i kenë kapacitete e mbrojtjes dhe do ta kenë një mandat të ri, madhësinë dhe strukturën e re”, pati thënë Thaçi 21 shkurt 2014.