Lajmet e fundit

Protestuesit që po qëndrojnë në tendat e vendosura nga partitë opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA – në sheshin e Prishtinës, po bëjnë gati parullat për demonstratën e thirrur për nesër, në kundërshtim të zgjedhjes së Hashim Thaçit President të Kosovës.
Në mesin e parullave, dikush ka vizituar një karikaturë ku Hashim Thaçit, lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, paraqitet me brirë të djallit, njofton Klan Kosova.
Përveç kësaj, protestuesit po bëjnë gati edhe parullat ku thuhet “Lironi Protestuesit, Arrestoni Hajnat”.