Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë ekskluzive për Info Magazine në Klan Kosova, se dialogu me Serbinë, përkundër problemeve të shumta, duhet të vazhdojë, sepse s’ka rrugë tjetër.
“Dialogu nuk ka alternativë”, pohoi Thaçi.
“Edhe në kohë të krizave më të rënda ka dialog. E respektoj diskutimin e Kuvendit, por aty u mor vendim që dialogu të mos ndërpritet dhe e respektoj këtë vendim. As nga Haradinaj pasi u lirua me kusht, nuk kam dëgjuar thirrje për ndërprerje të dialogut”.
“Vlerësoj se incidentet dhe veprimet si këto duhet të tejkalohen në bashkëpunim të ngushtë me BE-në, dhe BE-ja duhet t’i bëjë presion Serbisë. Un nuk mund t’i bëj presion Beogradit”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.