Lajmet e fundit

Në Bruksel sot do të zhvillohet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të takohen në dialogun e ndërmjetësuar nga kryediploatja evropiane, Federica Mogherini, njofton Klan Kosova.
“Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë dhe nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini do të jetë nikoqire më 8 nëntor në Bruksel, e takimit të dialogut të ndërmjetësuar në mes të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi”, thuhet në njoftimin e BE-së.
“Në këtë takim, të dy liderët pritet që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për intensifikim të punës për arritjen e marrëveshjes ligjërisht obligative për normalizim gjithëpërfshirës, i cili është vendimtar për perspektivën në rrugën evropiane, njofton Klan Kosova.
Presidenti, Hashim Thaçi tha përmes një statusi në Twitter, se tha se ky takim edhe pse i vështirë është i domosdoshëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
‘Rrugës për Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por një të domosdoshëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në KB për Kosovën’, ka shkruar ai.