Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shfaqur momente nga darka me homologun e tij slloven Bourut Pahor.
Thaçi ka shkruar se me homologun e tij ka kujtuar kohërat e vështira dhe si tani të dy shtetet janë të pavarura, njofton Klan Kosova.
Ja postimi i plotë i Presidentit Thaçi në Facebook.
Po mbushen 25 vite të pavarësisë së Sllovenisë, që nga 25 qershori i vitit 1991. Në atë kohë, në Kosovë po rritej segregacioni dhe aparteidi. Komunizmi kishte rënë. Por, Kosovës kjo nuk i mjaftonte. Kosova kishte nevojë për liri, për të ndërtuar demokracinë.
Sonte, në darkë me presidentin Pahor, në Bërdo të Sllovenisë, e kujtuam atë kohë tashmë të largët dhe pyesnim veten se kush do të kishte imagjinuar se, pas 25 viteve, do të takohemi si dy presidentë të dy shteteve sovrane dhe të pavarura. HTH (Fotot: Astrit Ibrahimi)