Lajmet e fundit

Pak më parë në Kuvendin e Kosovës janë parë të futen kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, ministri Hajredin Kuçi si dhe ministri Bekim Çollaku, njofton Klan Kosova.
Këta të fundit pritet të marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PDK-së e cila po mbahet gjysmë ore para fillimit të seancës plenare ku do të votohet shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Kosovës që i hap rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.