Lajmet e fundit

Presidenti Hashim Thaçi, më nuk ka kritika të ashpra në adresë të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kjo u pa edhe në mëngjesin e të mërkurës, kur emisari i Brukselit i shkoi në zyrë Thaçit në takimin e parë të ditës së dytë të vizitës në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Pas bisedës, Lajçak shkruajti në Twitter se takimi me Thaçin ishte shumë i mirë dhe ekstremisht depërtues dhe se ata u pajtuan që Kosovës i duhet dialogu dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse.
Por Presidenti, thotë se ujdia me Serbinë, si pikë të parë duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë, opsion që evropianët të paktën publikisht gati kurrë nuk e potencojnë.
Kronikë nga Besnik Tahiri.
https://www.youtube.com/watch?v=i122ynlSsnk