Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm, Hashim Thaçi ka dënuar ashpër sulmin e sotëm terrorist në qytezën Suruç të prefekturës Shanllëurfa të Turqisë, në afërsi të kufirit me Sirinë, në të cilin humbën jetën 28 persona dhe u plagosën rreth 100 të tjerë.
Thaçi, i ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta homologut të tij, popullit turk dhe familjeve të viktimave.
“Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës mbeten përkrah popullit turk në këto çaste të rënda për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Turqisë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.