Lajmet e fundit

Kryediplomati kosovar në interpelancën e thirrur nga opozita ka thënë se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, si edhe me të gjithë fqinjët është diçka e domosdoshme dhe e rëndësishme për Kosovën.
“Nuk mund të lëvizet drejt integrimeve euro-atlantike pa i zgjidhur çështjet e demarkacionit kufitar”.
“Asnjë kufi ku jetojnë shqiptarët nuk është përcaktuar me vullnetin e shqiptarëve, së paku deri sot”, transmeton Klan Kosova.
Thaçi poashtu ka kërkuar nga deputetët që të mos debatojnë për këtë gjë, ata që kanë qenë larg gjithmonë dhe nuk kanë treguar afri me Rugovën.
“Për pika strategjike mos të flasin ata që kurrë nuk kanë qenë atje, as në kohët më të vështira”.
“Sikur partitë tona të respektonin aq shumë Rugovën do ta zgjidhnin nga një deputet, së paku ne e kemi Ramizin”.
“Mos të tentohet të manipulohet, pasi rugovasit janë të përcaktuar politikisht dhe nuk i ndërrojnë shpesh partite”.
Zëvendëskryeministri poashtu ka kërkuar që në rezolutë të përfshihet edhe propozimi i tij për demarkacion me Serbinë.
"Të futet në rezolutë edhe një propozim ime që demarkacioni të bëhet edhe me Serbinë, sipas kushtetutës të vitit 1972".
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Albin Kurti, duke e cilësuar demarkacionin si dëmtues dhe duke cilësuar Malin e Zi si borxhli historik të Kosovës.
“Ju po e hani territorin e Kosovës edhe në kufinjtë e vitit 1974”.
“Mali i Zi edhe historikisht edhe aktualisht na ka borxh”.