Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar shkrimtarin shqiptar, Dritëro Agolli për kontributin e tij në letërsinë shqipe si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës.
I pari i Kosovës ia dorëzoi titullin shkrimtarit pas përmbylljes së takimeve me krerët e shtetit.
“Është kënaqësi që të vizitoj gjeniun e letrave. Keni bërë atë që të tjerët nuk e kanë bërë për Kosovën. Keni shpresuar në lirinë e Kosovës kur të tjerët pak shpresuan. Keni qenë frymëzim për të gjithë ne”, tha Thaçi gjatë dhënies së titullit.
"Edhe ne si shtet shqiptar përtej Drinit bëjmë punën tonë. Shpesh herë ata në parlament zihen por vetëm për Kosovën nuk zihen. Vetëm kur bie llafi për Kosovën nuk ka sherr. Gjithmonë do përpiqem të punoj për të ngritur lart Kosovën”, tha Agolli
Thaçi gjithashtu dekoroi sot edhe personalitet të tjera shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës për rolin e tyre të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës, raportojnë mediat në Shqipëri, përcjellë Klan Kosova.