Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafën ose siç njihet ndryshe Remin.
"Kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë, si komandant i Zonës Operative të Llapit dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ka dhënë edhe Rrustem Mustafa. Atë e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare për dhjetëvjetorin e pavarësisë", ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Klan Kosova.