Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar mbi 100 personalitete, shqiptar nga Maqedonia, për kontributin e tyre në çështjen kombëtare, njofton Klan Kosova.
Në mesin e të dekoruarve kishte shumë mësimdhënësve, intelektualëve, veprimtarëve kulturorë e shkencorë, por edhe gazetarë, shkrimtarë dhe artistë.
Sipas Thaçit, ata kontribuuan pareshtur për të avancuar pozicionin e shqiptarëve si popull kudo në botë.
Presidenti nuk la pa falënderuar as personalitet e luftës the disa nga themeluesit e UÇK-së.
Këto dekorime Presidenti i vendit i bëri në prag të përvjetorit të 108-të të Kongresit të Alfabetit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.