Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës ka thirrur për nesër seancë solemne për betimin e presidentit të ri të vendit, Hashim Thaçi e cila do të mbahet në orën 11:00.
"Betimi i Presidentit të Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij, Hashim Thaçi", është pika e vetme e rendit të ditës për seancën e nesërme, thuhet në një njoftim për media të parlamentit.
Thaçi e merr detyrën në postin e të parit të vendit nga Atifete Jahjaga e cila ishte në krye të shtetit për 5 vjet.
Pas përfundimit të ceremonisë së nesërme në parlament, të premten në sheshin "Skenderbeu" të kryeqytetit do të bëhet inaugurimi i Thaçit, ceremoni kjo ku pritet të marrin pjesë mbi 1000 personalite, njofton Klan Kosova.