Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov, me të cilin ka biseduar për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe për perspektivën evropiane të Kosovës dhe vendeve të Evropës Juglindore.
Presidenti Thaçi ka thënë se ardhja e kryeministrit Borissov në Kosovë është një ndër i dyfishtë për ne, sepse përveç faktit që ai përfaqëson shtetin mik Bullgarinë, njëherësh përfaqëson edhe presidencën bullgare të BE-së.
“Ne diskutuam për rrugën evropiane të Kosovës, të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona”, u shpreh presidenti Thaçi.
“Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm atëherë kur Kosova dhe e tërë Evropa Juglindore të jenë pjesë e tij. Kjo nënkupton jo vetëm paqe e stabilitet, por edhe ngritje të mirëqenies së gjithmbarshme”, ka thënë ai.
Duke folur për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova kërkon jo vetëm që të vazhdojë dialogu me Serbinë, por edhe ta kthejë atë në një proces të mirëfilltë të pajtimit dhe të ndërtimit të paqes së qëndrueshme në rajon.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.