Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit edhe Ministri i Punëve të Jashtme, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me homologët e tij të rajonit të organizuar nga komisionari Johanes Hahn dhe Këshilli i Bashkëpunimit në New York.
Ai ka thënë se gjatë kësaj mbledhjeje është diskutuar për projektet të cilaj janë aprovuar në Samitin e Liderëve te Bakllanit Perëndimor në Vjenë.
Thaçi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se regjioni i Ballkanit ka shumë punë për të bërë sa u përket marrëdhënieve ndërshtetërore mes shteteve të këtij rajoni.
“Pata mëngjes pune me homologët nga rajoni organizuar nga komisioneri europian Hahn dhe Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit në Nju Jork, ku diskutuam mbarëvajtjen e projekteve të aprovuara në Vjenë në Samitin e Ballkanit Perëndimor. Ende ka shume punë për të bërë në Ballkan sa i përket konsolidimit të marrëdhënieve bilaterale, por korniza e Brukselit ndihmon që të lëvizim përpara me projekte konkrete dhe investime që do ta ndihmojnë ekonominë e rajonit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, është shprehur Thaçi në Facebook.