Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook se anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe NATO është një rrugë e paalternativë tjetër për Kosovën.
Për këtë, Thaçi ka shkruar se duhet vizion e guxim.
“Kurrë më shumë se tani ka nevojë për vendosmëri, guxim, vizion dhe lidership për të shtyrë agjendën e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit në BE dhe NATO. Kosova është plotësisht e orientuar dhe me kohë ka pranuar dhe punon për të avancuar vlerat perëndimore civilizuese. Prandaj, anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO nuk ka asnjë alternativë tjetër”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.