Lajmet e fundit

Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Deklaratës Kushtetuese ka shkruar se kthesa historike e nisur nga gjeneratat e kaluara, filloi ta marrë formën që nga 2 korriku i vitit 1990.
“Dita e sotme na kthen në kujtesë 25 vite më parë, për të përkujtuar momentet e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990. Një akt historik ky i delegatëve tanë, që ishte edhe personifikim i aspiratave të popullit tonë asokohe për mëvetësi shtetërore e territoriale. Kthesa historike, e nisur nga shumë gjenerata me parë, filloi duke marrë formë që nga kjo kohë”, ka shkruar Thaçi, transmeton Klan Kosova.