Lajmet e fundit

Djali i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, Reign, tashmë ka filluar ta tërheqë vëmendjen e mediave, me një video të postuar nga tezja e tij në Snapchat.
Në këtë video të lezetshme, djali 18 muajsh duket krejt si motra e tij më e madhe Penelope, duke i fryrë buzët si tezja Koko.
Nuk është befasi që Khloe pëlqen të kalojë kohë me nipër e mbesa të saj. Më parë mediat amerikane raportuan se ajo po bën çmos për të ngelur shtatzënë, transmeton Klan Kosova.