Lajmet e fundit

Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova e cila edhe dje, si kohëve të fundit ishte në qendër të vëmendjes mediatike, sot ka arritur në Kuvend bashkë me deputetët e tjerë të LAA-së, njofton Klan Kosova.
Rugova dje pa fjalë por me veprime doli kundër koalicionit ku bënë pjesë.
Ajo siç u pa gjatë seancës së djeshme, votoi një kërkesë të koalicionit PAN për shtyrje për dy orë të votimit të kryeparlamentarit.
Deputetja më e re e kësaj legjislature ashtu u pa të dilte nga salla e Kuvendit, bashkë me deputetët e këtij grupi rival
Se a tregon ardhja e saj në Kuvend bashkë me kolegët e saj nga koalicioni LAA, tregon se ajo do të qëndrojë prapa vendimeve të këtij koalicioni, apo do t’i “tradhëtojë” ato mbetet të shihet.