Lajmet e fundit

Një person nga Tetova theri për vdekje vëllanë e tij. Incidenti me pasoja fatale ndodhi sot rreth orës 13.00 në shtëpinë familjare pas një zënke mes tyre, raporton Zhurnal.
Sipas informacioneve të para 55 vjeçari me thikë e ka therë vëllanë e tij, i cili ka qenë dy vite më i ri se ai.
I plagosuri menjëherë është dërguar në spital mirëpo për shkak të plagëve serioze ka ndërruar jetë. Vrasësi vetë është paraqitur në policinë e Tetovës, transmeton Zhurnal.