04.08.2015 · përditësuar para 4016 dite1 min lexim
Sot u mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Tetovës me këtë rend dite :
1.Informacion mbi gjendjen e krijuar nga vërshimet në komunën e Tetovës.
2. Propozim-Vendim për parashtrimin e kërkesës deri te Qeveria e RM për shpalljen gjendjes së krizës në territorin e komunës se Tetovës të shkaktuara nga vërshimet me datë 03.08.2015.
3.Propozim-vendim për shpalljen – ditë zie me datë 05 dhe 06 gusht 2015 në komunën e Tetovës me rastin e humbjes tragjike të personave në vërshimet.
4.Propozim-vendim për ndarje të ndihmës financiare për viktimat nga vërshimet në territorin e komunës së Tetovës.
Nga komuna raportojnë se me votim unanim u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, raporton Alsat-M.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.