Lajmet e fundit

Tetëvjeçari Granit Sylejmani, nga fshati Shupkovc i Mitrovicës ka nevojë për ndihmë mjekësore.
Djaloshi është duke vuajtur nga një infeksion i fshikzës urinare, per të cilin ka nevojë që të marrë trajtim jashtë vendit.
Familja Sylejmani në pamundësi të gjetjes së mjeteve financiare, është duke kërkuar ndihmë nga personat vullnetmirë.
Babai i Granitit, Mursel Sylejmani ka thënë që për trajtimin e djalit nevojiten 17,176 euro.
Të gjithë njerëzit që kanë mundësi të ndihmojnë mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: 049/676-925 ose të kontribuojnë në xhirollogarinë bankare 1707003024076473-NLB Prishtina.