Lajmet e fundit

Zyra e Mediave për të Burgosurit e drejtuar nga Hamasi thotë se nga 183 të burgosurit që priten të lirohen sot, 18 ishin dënuar me burgim të përjetshëm, 54 me dënime të gjata dhe 111 u arrestuan në Gaza pas 7 tetorit 2023.
“Ky lirim shënon një moment historik të ri në luftën e vazhdueshme për lirimin e të gjithë të burgosurve”, thuhet në deklaratë.
Para ditës së sotme, të paktën 383 të burgosur ishin liruar si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, e cila hyri në fuqi muajin e kaluar.
Pos kësaj janë liruar edhe një pjesë e pengjeve izraelite të Hamasit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.