Lajmet e fundit

Një dietë e ushqyeshme është thelbësore për të pasur një shëndet të mirë. Por shpesh na ndodh që t'i anashkalojmë disa ushqime të cilat nuk hyjnë në preferencat tona. Ja tetë pej tyre:
1. Lakra- është burim shumë i mirë i vitaminave dhe përbërja e saj lufton qelizat kancerogjene.
2. Thjerrezat- përmbajnë aminoacide, hekur, fibër, magnezium, potas dhe vitaminën B. Ato zvogëlojnë rrëzikun e sëmundjeve të zemrës dhe parandalojnë kancerin dhe gjithashtu forcojnë imunitetin.
3. Patatet e ëmbla- ato përmbajnë antioksidantë, vitaminën A, E dhe B6.
4. Compound Curcumin- gjendet në Shafran të Indisë. Është agjent anti-inflamator. Ndihmon në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, sëmundjes së alzheimerit, artritin si dhe shumë sëmundje të tjera.
5. Mjalti- është më shumë se një ëmbëlzues. Është parë të ketë sukses në trajtimin e disa pezmatimeve, djegieve dhe ulçerave. Përmban përzierje që ndihmojnë në shërim, luftojnë bakteriet dhe zvogëlojnë inflamacionin.
6. Soja- zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ka sasi të lartë të proteinave dhe shumë pak yndyra të ngopura.
7. Avokado – edhe pse avokado është me sasi të lartë të yndyrës, ajo është e llojit gjysmë të ngopur, gjë që e bën shumë të mirë për zemrën. Përveç të tjerash, ka sasi të lartë të fibrës.
8. Fiq të tharë – përmbajnë shumë fibër dhe janë të pasur me vitaminën B, hekur, kalcium dhe potas.