Lajmet e fundit

Në fshatin Shkabaj të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura është aksidentuar me veturën tjetër po ashtu me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe gjashtë (6) pasagjerë tre meshkuj dhe tri femra të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, transmeton Klan Kosova.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.