Lajmet e fundit
Futbolli mund të ndryshojë shumë, nëse rregullat e reja të propozuara nga legjenda holandeze, përgjegjës për teknologjinë inovative të FIFA, miratohen

Ndeshja mes FC Lisse dhe Quick Boys në kategorinë e tretë të futbollit holandez ka shënuar fillimin e testimit të rregullave të reja në futboll.
Janë këto vula e legjendës holandeze, Marco Van Basten, që në 90 minutat e luajtura ka gjetur rastin t'i aplikojë në fushën e blertë.
Mund të thuhet se Van Basten po sjell një rregullore të re për futbollin e luajtur, pasi skema që ai prezanton përmblidhet në këto vendime:
– Ndryshe nga penalltia e zakonshme, lojtari niset nga 30 metra larg portës dhe ka 30 sekonda kohë për të finalizuar.
– Nuk ka më pozicion jashtë loje dhe as kartonë të verdhë, por dritë jeshile për përjashtime të kufizuara në kohë.
– Limiti i ndërhyrjeve të shkaktuar nga lojtari nuk duhet të jetë më shumë se 5.
– I lejohet të flasë me arbitrin vetëm kapitenit.
– Rregullorja e re parashikon që në 10 minutata e fundit koha të stopohet në momentin që ndalet loja, për të evituar kohën inaktive.
– Zëvendësime të shpejta.
– Rivënie anësore më këmbë.
– Më pak ndeshje të zhvilluara përgjatë një viti.