Lajmet e fundit

74.1 për qind e maturantëve e kanë kaluar Testin e Maturës, njofton Klan Kosova.
Këto të dhëna u bënë të ditura nga Komisioni Shtetëror i Maturës gjatë një konference për media.
Sipas këtyre rezultateve, kaleshmëria në gjimnaze është 91.1, ndërkaq ajo e shkollave profesionale 53.5 për qind.
Nga 31.482 maturantë sa i janë nënshtruar Provimit të Maturës, 23 mijë e 323 e kanë kaluar atë, kurse 8 mijë 159 mbeten për afatin e gushtit.
.Përsëritja e testit do të bëhet në 6 qendra testimi, ndërkaq, 62 kandidatëve i është anuluar testi.
Afati i dytë i këtij provimi do të mbahet më 27 gusht dhe 3 shtator.