Lajmet e fundit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot ka marrë vendim ndaj pesë administruesve për ndalimin e përhershëm të angazhimit në testin e Maturës Shtetërore.
Dy prej tyre janë nga qendrat e Kamenicës dhe tre të tjerë nga qendrat e Prishtinës.
Sipas vendimit të publikuar nga ministria, gjatë procesit të administrimit të testit të Maturës Shtetërore 2018 të datës 29.05.2018, administruesit kanë qenë të papërgjegjshëm në kryerjen e punës së tyre.