Lajmet e fundit

Në testin e maturës shtetërore, nxënësve nuk ua lanë pranë as çantat dhe as celularët.
Maturantët që i janë nënshtruar testit kanë pasur lëvdata për administruesit, edhe pse janë treguar të rreptë me ta.
Mirëpo, jo të gjithë qëndruan korrekt gjatë testit. Fotografi të pyetjeve janë publikuar në rrjetin social facebook, gjë që tregon se edhe kësaj radhe u tentua të manipulohet.
Arsim Bajrami, Ministri i Arsimit, i ka vizituar disa nga shkollat ku po zhvillohej provimi. Ai ishte në shkollën 28 nëntori në Prishtinë, ku deklaroi se ky është testi më mirë i organizuar ndonjëherë.
Bajrami është shprehur se për parregullsitë gjatë procesit të testimit, është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Rezultatet e këtij testi, nxënësit që iu nënshtruan, do t’i kenë të gatshme me 30 qershor.
Kronikë nga Dafina Jegeni.