Militantë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dolën për të festuar në qendrën e qytetit të Prizrenit me daulle.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qendresa Tershani, ka deklaruar se tashmë festa aty filloi derisa ende nuk dihen rezultatet se kush prin.
Ajo raportoi se atje gjatë ditës ekipi i Klan Kosovës, ishte penguar të bënte punën e vet, një shqetësim ndodhi edhe në momentin kur Tershana ishte në lidhje direkte.
Në pamje është parë një moment kur policia e largon një qytetar, mirëpo që sipas gazetares Tërshani, nuk lidhet me raportimin e saj.
https://www.youtube.com/watch?v=O-NywYnQJUI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.