Deputetët e legjislaturës së re kanë mbërritur sot në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të bëhet konsituimi i Kuvendit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani, që po ndjek seancën nga afër, njoftoi se mediat nuk janë lejuar të qëndrojnë në disa pjesë të Kuvendit.
"Për shkak se dy nga tri hyrjet e Kuvendit të Kosovës janë të bllokuara për gazetarët, sipas informacionit që kemi, nga hyrja që lidhet me komunën, nuk lejohen të qëndrojnë ekipet mediale. Kjo ndodhi me gjasë për shkak se deputetët e legjislaturës së re do të hyjnë nga kjo hyrje, në vend të hyrjes kryesore", tha Tërshani.
https://youtu.be/vG4WwX31QRM
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.