Lajmet e fundit

Terrence Howard e ka fituar gjyqin kundër ish bashkëshortes së tij Michelle Ghent, transmeton Klan Kosova.
Një gjykatës e ka hedhur poshtë marrëveshjen për mbështetje financiare bashkëshortore, pasi aktori ka thënë se e ka nënshkruar nën presion.
Howard dhe Ghent kanë luftuar kohët e fundit rreth pagesës së mbështetjes bashkëshortore.
Ajo kërkonte më shumë para, duke thënë se 5.800 dollarë në muaj nuk janë fer dhe ai duhet ta rrisë këtë shumë, bazuar në suksesin e tij të fundit me filmin Empire.
Por një gjykatës në Los Angeles është pajtuar me palën e Howard, se ajo e ka kërcënuar atë me publikimin e fotografive dhe videove nudo.
Ky vendim do të thotë se Howard dhe Ghent do të duhet t’i rikthehen gjykatës familjare për të bërë marrëveshje të re, dhe ka mundësi që Michelle të përfundojë duke i kthyer paratë tek Terrence.