Lajmet e fundit

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani dhe mikrobiologu Lul Raka, kanë zhvilluar një takim për të biseduar lidhur me situatën me pandeminë që po mbizotëron në Kosovë.
Po ashtu në këtë takim u bisedua edhe për mundësinë e hapjes së xhamive me rastin e Fitër Bajramit.
Tërnava tha se xhamitë nuk do të hapen për shkak të situatës.
“Nuk janë krijuar kushtet për hapjen e xhamive në Kosovë. Kështu janë mendimet e ekspertëve të kësaj fushe. Unë nuk e njoh këtë sëmundje, por këta kolegët këtu që kanë punuar natë e ditë për ne, do të japin mendimin e tyre për këtë. Ne do të shohim për mundësinë e parë për t’i hapur shtëpitë e Zotit”.
Ai u shpreh optimist në përmirësimin e situatës epidemiologjike, nga ku më pas ai pret që të hapen edhe xhamitë.
https://www.facebook.com/birk2015/videos/787979321610061/