Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka dhënë një intervistë për Info Magazine të Klan Kosovës nëpërmjet telefonit nga Mekja ku po qëndron me rreth 900 kosovarë që kanë udhëtuar për në Haxh.
“Nga Mekja dhe Qabeja të gjithë besimtarëve të besimit islam iu uroj festën duke lutur Allahun që të gjithëve të na fali mëshirë dhe rahmet për zemrat tona”, ka thënë Tërnava.
Ai ka treguar se gjithçka ka shkruar në rregull në udhëtimin e tyre dhe pas pëfudumit të të gjitha procedurave që duhet ndjekur haxhinjtë kosovarë do të kthehen në Kosovë.
“Kemi udhëtuar për në Arafat, kemi qëndruar tërë ditën e diel aty dhe në Arafat të gjithë haxhinjtë tanë kanë lutur zotin për të mirën dhe ardhmërinë e sigurt të popullit tonë”.
“Të gjithë haxhinjtë janë mirë dhe të gjithë i kanë kryer ritualet e nevojshme. Kemi edhe mjekë që kujdesen për shëndetin e haxhinjve”.
“Pastaj do të udhëtojmë për në Medinë ku do të vizitojmë disa vende të shenjta dhe më pas do të kthehemi në Kosovë”, ka thënë Tërnava në Info Magazine.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.